17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Momenti kur Policia e Kosovës gjuhet me armatim në Bërnjak

Është publikuar një video ku dëgjohet teksa gjuhet me armë Policia e Kosovës mbrëmjen e së dielës në veri.

Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.

Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të saj në veri.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë./express

Video është siguruar nga KOHA

Të fundit
Lajme të lidhura