3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 02:47

Momenti kur anija ndahet në dysh nga dallgët e mëdha / VIDEO

Kamera e bordit të një anije filmoi momentin e frikshëm kur ajo ndahet në dysh, për shkak të një dallge të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Detin e Zi, në provincën turke Bartin, në mes të muajit. Fatkeqësisht 3 detarë humbën jetën kur anija ukrainase Arvin u përball me detin e trazuar, më 16 janar, ku pësoi dëmtime në kiç.

Video u publikua nga Autoriteti Detar i Turqisë, ku dëgjohen edhe zërat e detarëve që kërkojnë ndihmë. Anija në fjalë po udhëtonte nga Gjeorgjia drejt Bullgarisë kur u përfshi nga moti i keq në det të hapur. Kërkimet për pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ende vazhdojnë.

 

Të fundit

Të tjera nga rubrika