7.9 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 13:43

Mjeku kosovar nga Finlanda i shkruan letër Sylës, kam disa fjalë për ty

Stomatologu Fidaim Gashi, i cili jeton dhe vepron në Finlandë, i ka dalë në mbështetje gazetarit Valon Syla, duke thënë se ai nuk ndihet gërrnaç dhe që i vjen keq për dhunën që është bërë ndaj tij,.

Me anë të një letre, doktori Fidaim Gashi, ka thënë se është habitur se pse shoqëria kosovare nuk reagon ndaj Dacicit që i quan “siptari”, por ndaj Valon Sylës i cili një pjesë të diasporës i quan “gërrnaça”.

Tutje ai e ka përgëzuar për guximin Sylën, duke thënë se me profesionalizmin e tij e ka hapur kutinë e Pandorës pasi që ka pasur edhe më herët fërkime në mes shqiptarëve në Kosovë dhe atyre në mërgim.

Më poshtë letra e plotë e tij, e pa redaktuar:

I nderuar Valon,

Fillimisht ju kerkoj falje qe ju bezdis edhe pse qellimi I ketij shkrimi eshte te shprehe perkrahjen time per guximin e shprehjes. Me vjen keq per dhunen ndaj teje dhe ne tjeret duhet ta perjetojme si dhune ndaj te gjitheve neve qe mendojme e flasim ndryshe e hapur sikurse ju.

Vet, nga viti 2007 jetoj e punoj ne Finlande. Jam dentist me profession.

Kam disa fjale per rastin tuaj:

– habitem pse shoqeria kosovare nuk reagon keshtu ashper kur Dacicat na quajn ” siptari” e reagojn ndaj teje edhe pse shumica e kosovareve por edhe familjaret na etiketojne me “auslander”, “te huaj” “gernaqa” e ku ta di

– te pergezoj per guximin dhe profesionalizmin tend per ta hapur kutine e Pandores, sepse ferkime mes kosovareve shqiptare ne Kosove dhe kosovareve ne mergim ka pas edhe ma heret, ne nivel familje per fillim

– ke te drejte kur thua se shoqeria ne Kosove ka evoluar dhe nuk eshte statike. Vet, ne vitin 2007, kur kam merguar ne Finlande per studime post-diplomike, kam hasur ne shume gernaqa, te cilet kishin mendime te gabuara te stagnuara te mykura per ne kosovareve, madje kishte te tille qe mendonin se jam spun I shtetit finlandez per ti zbuluar marifetlleqet e gernaqave si zhvatjet, vjedhjet, mashtrimet, mospagesen e tatimeve etj. Ka pas shume qe mua si dentist me jepnin mesime (qe I kishin Lexuar najfare Gazete a bloge) se medemek heqja e gurezve te dhembve rrezikon vet dhembet. E kuptova shpejt se kot flisja te kunderten, e kuptova se nuk ia vlen te bisedoje shkence me dike qe nuk ka lexuar asnje liber ne jete te vet. Keta gernaqat kishin pas ba pak pare dhe me dhune mundoheshin ta trasonin mendimin e vet.

– po, kam hasur edhe ne bashkeatdhetare edhe gernaqa qe I kishin rregullu dhembet ne Kosove. Asnje nuk ishte i kenaqur me punimet, sepse nder tjerash pritjet I kane te gabuara. Vet nevoja mi rregullu dhembet nenkupton se me heret kan humbur dhembe, qofte pasoje e nxerrjes etj. Dmth ma heret gernaqat kane hanger e si kan la me rregull dhembet natural,e ndoshta edhe pas rregullumit te dhembeve prape nuk kane kohe me I la dhembet. Higjiena e rregullt e dhembve eshte shprehi. Gernaqat I kan hjeke kusiat kur kan dal ne gyrbet po brushat e dhembeve spo kan vakt me I perdore e besa kurkush spo ju shkon ne shpi me ua la dhembet.

– hej, pse nuk po e pyesin Halilin me ua nda nje vije buxhetore per rregullimin e dhembeve atyre qe kan nevoje!? Kjo eshte fatkeqesia qe gernaqi e gernaqja me sëaroëski e me kerre kur ta qelin gojen skan me qka pertyp biftekun.

Keta gernaqat, ka te tille qe edhe kurr skan punu me letra, veq ne te zezen, kan kriju vetes imazh te rrejshum, kan pranu shume te keqija si Norme. Kane kohe,rrijne neper portable, skan dijeni.

Vetem me pune te ndershme, me shkollim e me edukate mund ta perfaqesojme denjesisht vendin tone.

Ky eshte nje dukuri/fenomen qe sociologet duhet te bejne studime te mirefillta, punime shkencore me na sjelle drite per ferkimet mes vendasve dhe mergimtareve. Nese,jo, atehere krejt debatet jane fjale llafe kafehanesh. Ku Jane sociologet tane, ndoshta jane te nxanun tuj hanger bifteka a tuj shite naj note!?

Me respect,

Fidaim Gashi, stomatolog, nuk ndihem gernaq

Të fundit

Tërmet në Serbi

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!