3.3 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Mjekë e infermierë shqiptarë në Gjermani, Scholz: Po përgatisim legjislacion për emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE

- Advertisement -

Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë është diskutuar në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Olaf Scholz në Berlin.

- Advertisement -

Në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se ka diskutuar për të gjetur mënyra që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman.

Nga ana e tij kancelari gjerman shprehu përgjegjësinë e vendit të tij mbi nevojën e fuqisë punëtore dhe tha s epo punohej në këtë drejtim.

- Advertisement -

“E kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE dhe as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në profesionin e tyre në tregjet e Gjermanisë e vendet e tjera.

Kemi diskutuar për të gjetur mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman dhe i kam thënë që studentët tanë paguajnë 1-16 e kostos dhe pjesën tjetër e paguan qeveria.

Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar pune, jo vetëm Gjermania. E rëndësishme të gjejmë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria e vende të rajonit humbasin në këtë fazë kaq të rëndësishme ku duan të bëhen pjesë në BE dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe jetës në vendet e tyre”.

- Advertisement -

Sholc tha se Gjermani po përgatit legjislacionin që emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE por edhe vende të tjera.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -