17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

‘Misteri’ i çantës së vjetër, kancelari Scholz e merr me vete në çdo takim

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shfaq së fundmi me çanta e tij të vjetër dhe të gërvishtur në Ukrainë. Ai e bleu atë kur ishte një avokat i ri në fund të viteve ’80. Që prej atëherë, ai e merr çantën në çdo takim.

Edhe në takimin me presidentin Volodymyr Zelenskyy ai po e mbante çantën në dorën e djathtë kur doli nga treni në Kiev. Kjo do ishte e paimagjinueshme për shoqëruesin e tij të udhëtimit, presidentin francez, Emmanuel Macron, 44 vjeç. Por në fund të fundit, njerëzit janë të ndryshëm.

Ai e bleu atë kur ishte një avokat i ri në fund të viteve ’80, që prej atëherë, ai e merr çantën në çdo takim.

Scholz nga ana tjetër heziton që ta dorëzonte çantën e tij. Për shkak se një çantë e tillë lëkurë e konsumuar shqetëson ndjeshëm protokollin diplomatik, habia ishte e madhe kur Scholz kaloi në tapetin e kuq në Kiev me çantën prej lëkure, i dha dorën presidentit Volodymyr Zelenskyy, ndërsa në dorën e majtë mbante çantën. Një ushtar ukrainas ndërhyri, ia mori çantën dhe e la mënjanë.

Si ndodhi kjo? Për shkak të situatës së sigurisë, Scholz kishte me vete më shumë truproja të armatosur, por më pak punonjës të protokollit. Kur zbriti nga makina para pallatit presidencial, truprojat siguruan situatën, por protokolli nuk ishte aty. Kështu që kancelari vendosi ta mbante çantën vetë në mënyrë që ta merrte me vete në bisedimet brenda në pallat.

Scholz e ka bërë çantën e tij kult. Psikologia Anke Precht, thotë: “Është e konsumuar dhe e vjetruar. Kjo është diçka e mirë për imazhin e një politikani me këmbë në tokë”.

Por çfarë ka në çantën më të rëndësishme në Gjermani? Dosje, syzet e leximit dhe libri i partisë në pjesën e sipërme djathtas.

Të fundit
Lajme të lidhura