2.3C
Pristina
2 Mars, 2021 - 02:11

Miroslav Lajcak për mediat serbe komenton deklaratën e Haradinajt për Shqipërinë e Madhe, ka një mesazh për të

BE është e bindur se një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur.

Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e Bashkimit Evropian, gjithashtu, tha Miroslav Lajcak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, këto komente bëri në një intervistë për medat serbe, kur u pyet se çfarë do të bëhet nëse “në fund të ditës” nuk do të ketë asnjë kompromis për këtë çështje.

I pyetur se ҫfarë prisni nga administrata e re amerikane kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajҫak tha se ‘BE dhe SHBA kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme pozitive në vitet e fundit, dhe unë jam në kontakt të shpeshtë me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta, dhe ne shpresojmë që të rinovojmë një bashkëpunim më të ngushtë transatlantik’.

Ai u pyet poashtu edhe për deklaratat e Ramush Haradinaj për ‘Shqipërinë e Madhe’.

Si e vlerësoni insistimin e disa politikanëve të Kosovës, përfshirë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për formimin e një “Shqipërie të Madhe”? A dëmtojnë mesazhe të tilla negociatat Beograd-Prishtinë?

“Unë kam vetëm një mesazh në lidhje me këtë, dhe vlen njësoj për të dy palët. Liderët politikë në rajon duhet të udhëheqin me shembull duke promovuar një klimë të besimit të ndërsjellë, duke nxitur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal, parime dhe vlera për të cilat BE-ja përfaqëson”, thotë Lajҫak.

Të fundit

Të tjera nga rubrika