12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur”, tifozët boshnjak befasojnë me mikpritje të ngrohtë hendbollistët kosovarë

- Advertisement -

Tifozët boshnjak “BhFanatics” kanë bërë një mikpritje të ngrohët për kombëtaren e Kosovës në hendboll, me mesazhin “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur”.

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është duke zhvilluar sfidën ndaj Bosnja Hercegovinës, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatit Evropian.

Sidoqoftë, publiku boshnjak me saktësisht nëngrupi “BhFanatics” është përkujdes që lojtarët tanë të ndihen si në shtëpi me një mesazh të shkëlqyer.

- Advertisement -

“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur. Falënderojmë shumë publikun boshnjak, respektivisht nëngrupin “BhFanatics”, për mikpritjen e ngrohtë që u përkujdesen ta bëjnë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Armiku mbetet i përbashkët për të dy popujt, kurse ne jemi të hapur për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me ata që në Bosnje mendojnë ndryshe nga klasa politike e atjeshme rreth pavarësisë sonë”, shkruan “Dardanët” në rrjetin social “Facebook”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -