21.4 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Mira Murati shqiptarja që po ndryshon botën foli për mediumin italian: Prindërit e mi jetojnë në Itali, e kam mësuar gjuhën në TV si gjithë shqiptarët

- Advertisement -

Mira Murati, shqiptarja e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT ka folur për mediumin italian La Reppublica, derisa së fundmi rregullatori italian pezulloi përdorimin e këtij programi.

- Advertisement -

“Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë”, tha inxhinierja 34-vjeçare përmes lidhjes nga San Francisko në samitin OpenAI.

“Ne respektojmë ligjet evropiane për të dhënat personale, por jemi të hapur për dialog me Garantuesin dhe shpresojmë që së shpejti të jemi në gjendje të rivendosim shërbimin në Itali”, deklaroi Murati.

- Advertisement -

Autoriteti Kombëtar Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ditë më parë lëshoi një ndalim të menjëhershëm të përdorimit të ChatGPT pasi sipas tyre ky program kishte bërë një shkelje të të dhënave më 20 mars në lidhje me bisedat e përdoruesve dhe informacionin e pagesave të abonentëve në shërbimin me pagesë.

Sipas La Reppublica-s, rregullatori kishte thënë se OpenAI nuk informon përdoruesit për mbledhjen e të dhënave të tyre dhe se nuk ka bazë ligjore për t’i ushqyer ata me algoritmet.

“Ne besojmë se shërbimet tona janë në përputhje me GDPR-n (Rregullorja e Përgjithshme evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave) dhe ne punojmë në mënyrë aktive për të reduktuar të dhënat personale në trajnimin ChatGPT. Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti”.

- Advertisement -

E pyetur gjithashtu në lidhje me përgjigjet e dhëna të gabuara nga sistemi me inteligjencë artificiale Murati tha:

“Është një teknologji e re dhe në zhvillim, ne punojmë çdo ditë për ta bërë atë më të sigurt dhe më të saktë. Modelet e mëdha gjuhësore janë zhvilluar për të parashikuar fjalën tjetër më të mundshme, dhe në disa raste mund të mos jetë e saktë, por qëllimi është pikërisht të marrim reagime nga përdoruesit, të kuptojmë pasaktësitë për të rritur saktësinë. Ne përpiqemi të jemi sa më transparentë edhe për këtë: në ndërfaqen ChatGPT ka një mesazh që i bën të qarta kufijtë dhe kur ne lansuam GPT-4 (versioni i fundit) tre javë më parë, ne i bëjmë të ditur të gjithëve se cilat janë rreziqet dhe potenciali që duhet t’i studiojmë më në thellësi”, u shpreh ajo.

E pyetur për shkeljen e të dhënave më 20 mars, dhe nëse ishin të përfshirë italianët, Murati tha se ishte një gabim i komponentit me burim të hapur dhe se kishin çaktivizuar menjëherë programin për ta rregulluar problemin, ajo tha se nuk e dinte se sa dhe nëse ishin prekur italianët nga ky gabim, sipas saj ky gabim tashmë është rregulluar.

Shefja e teknologjisë në OpenAI gjithashtu potencoi se po përpiqen të zgjidhin situatën me rregullatorin italian, por që nuk kishin pasur dialog dhe ishte një befasi për ta. Ajo theksoi se opinioni publik italian në Itali ishte në favor të ChatGPT-s.

Autoritete të tjera nga Irlanda në Gjermani gjithashtu po vlerësojnë veprime të ngjashme, sikurse Italia, e pyetur për këtë gjë nëse kishte frikë nga një reagim i kundërt rregullator, në Evropë apo në pjesën tjetër të botës, ajo tha se kompania ishte në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore.

Murati, e cila është shqiptare, ishte përgjigjur në italisht në këtë intervistë me mediumin La Reppublica, the sa se kishte mësuar gjuhën përmes televizorit si gjithë shqiptarët.

“Prindërit e mi jetojnë në Itali dhe unë e kam mësuar në TV, si gjithë shqiptarët”, u shpreh mes tjerash.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -