19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Ministrja Nagavci komenton te Rron Gjinovci, bën plotë gabime drejtshkrimore

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vazhduar kritikën e tij ndaj profesorëve plagjiatorë të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Në njërin nga reagim e tij në Facebook, Gjinovci po akuzon partinë e Vetëvendosjes që edhe në kohën kur ajo po udhëheq po zgjedhën profesorë me akuza për plagjiaturë në organet drejtuese të Universitetit.

Por, kësaj deklarate të Gjinovcit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vendosur që t’i përgjigjet me replikë, duke komentuar në profilin e tij në Facebook.

Edhe vetë Nagavci u shfaq kritikuese për nivelin dhe integritetin e profesorëve, por as ajo nuk tregoi nivel të lartë në shkrim.

- Advertisement -

Në replikë Nagavci bëri disa gabime themelore drejtshkrimore.

Në vend të “qofshin”, Nagavci e shkroi “çofshin” apo në vend të “përcillni”, ministrja e Arsimit shkruan “përcjellni”.

Ngatërrim tjetër të shkronjave ajo bëri në fjalën “radhët”, të cilën e shkroi me “rr”.

- Advertisement -

Përveç gabimeve drejtshkrimore, Nagavcit i iki edhe një teknik.

Studentëve iu referua si “sditentëve”, derisa akronimin “UP” në disa raste nuk e ka shquar./kids of kosova

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -