fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Ministrja Haxhiu jep lajmin e madh: Kjo kategori e personave nuk do të lejohen të punësohen në institucione publike

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se personat të cilët shpallen fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo dhunimit seksual do të ndalohet punësimi në institucione publike, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, do t’i ndalohet kandidati në pozita, do t’i merret leja e vozitjes dhe nuk do të ketë rrethana lehtësuese për dhunuesit.

Haxhiu i bëri këto komente gjatë mbledhjes së Këshillit të organizatës gratë për Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Janë miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë në kodin penal dhe procedurës penale. Kemi bërë ndryshime për personat të cilët shpallen fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo dhunimit seksual do të ndalohet punësimi në institucione publike, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, do t’i ndalohet kandidati në pozita, do t’i merret leja e vozitjes dhe nuk do të ketë rrethana lehtësuese për dhunuesit. Trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjasë më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thënë ajo, duke shtuar se Qeveria po mbështet gratë.

“Në mbështetjen për punësimin e grave kanë përfituar 3571 gra punëtore dhe 1490 biznese punuese. 22.00. gratë në politikë do të jenë mundësia për përmirësim e gjendjes së vajzave dhe grave, ndërsa gratë e pa puna dhe punëtoret të trajtohen me dinjitetet në shtëpi, në vendin e punës, në lagje, në fshat, gjatë ndarjes së trashëgimisë, regjistrim në emër të grave, konkurset qoftë në nivel lokal apo qendror apo në kompani private” foli ajo.

Haxhiu tha se gratë për vetëvendosje ka ardhur si organizim për t’i fuqizuar gratë dhe për të pasur impakt në shoqërinë tonë.

- Advertisement -

gjithashtu ajo tregoi edhe për reformat e reja në sistemin e drejtësisë ku gratë do të kenë shumë të drejta qe më herët nuk i kanë pasur. Si ministre e drejtësisë ajo tregoi qe ka filluar reforma që do të ketë ndikim sidomos te gratë dhe vajzat sepse pas vendimeve gratë nuk do të presim me vite për një vendim që lidhet me trashëgimi, pronë, divorc e kujdestarinë e fëmijës apo dhe mbrojtjen e identitetit të tyre ndaj dhunës.

“Besoj që gratë e kanë dëgjuar mjaftueshëm burrat është koha që të dëgjohen gratë e vajzat e LVV.. .kemi nisur reforma në sistemin e drejtësisë, mirëpo kjo do të ketë ndikim sidomos tek gratë dhe vajzat.. Gratë nuk do të presin me vite për të marruar një vendim që lidhet me trashëgimin, pronën, divorcin, kujdestarinë ndaj fëmijëve apo mbrojtjen e dinjitetit të tyre në raste kur kemi dhunë fizike, psikike, seksuale apo materiale ndaj tyre…Deri tani kemi miratuar strategjinë nacionale kundër dhunës në familje, kemi funksionalizuar grupin ndër ministror kundër dhunë në familje, kemi ndihmuar Kuvendin e Republikës së Kosovës në hartimin e projektligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje. Këtë vit kanë hyrë në fuqi ndryshimet që kanë të bëjnë me ofrimet e ndihmës juridike falas për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, kemi eliminuar procedurat burokratike për kompensimin e viktimave të krimit. Për herë të parë po hartohet protokolli shtetëror për trajtimet e dhunimeve seksuale dhe dokumenti për trajtimin e dhunuesve”, tha ajo.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ku tha se gratë dhe të rinjtë janë temat më të rëndësishme për shoqërinë dhe duhet përkushtuar më shumë.

- Advertisement -

“Subjektet politike duhet të krijojnë më shumë terren për rini, më shumë platforma dhe mundësi për ta. Ne si LVV kemi menduar këtë me themelimi e organizatës Rinia për Vetëvendosjen. RVV do ta rrisë shpejtësinë e lëvizjes, kurse lëvizja do ta rris bazën rinisë. Perspektiva jonë për lëvizjen dhe shoqërinë tonë do të zgjerohet, na duhet politika barazimtare por edhe organizim”, përfundoi ai.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare gratë kanë arritur të korrin suksese të pa imagjinueshme pak vitë më parë .

“Dy pika të rëndësishme që edhe neve si Lëvizje Vetëvendosje na ka shtyr të reflektojmë se na nevojiten hapësira, mundësi dhe struktura të reja për angazhimin e grave. E para është tej kalimi i kuotës gjinore asnjë grua në grupin parlamentar të listës LVV, në kuvendin e Republikës nuk ndodhet aty duke iu falënderuar kuotës. Që të gjitha janë këtu për shkak se qytetarët kanë dashur që të jenë aty dhe e dyta është që 62 përqind e votave tona janë të gratë votuese, kjo është e pa shembull në Kosovë e pas luftës në rajon edhe më gjerë. Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurti të viti të kaluar kanë qenë një mësim i shumëfishtë për neve. Përveç se është votuar lëvizja në mënyrë plebishitare votimi masiv i grave dhe votimi i grave brenda listës sonë të cilat tejkaluan kuotën qa qenë dëshmi që populli nga ka tejkaluar neve dhe minimumi që duhet ta bëjmë është ta ndjekim popullin… Minimumi që mund të bëjmë ta ndjekim popullin, sepse popullin e kemi lider”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje nga tani e tutje do të ketë Këshillin e Grave dhe Këshillin e të Rinjve./KP/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -