Ministria publikon çmimin tavan të derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) caktoi çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, me çmim të njëjtë me ditën e djeshme, ai i benzinës 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro.

-Advertisement-