fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ministria e Hajrullah Çekut shpall tender gati 100 mijë euro për intervenime emergjente në Rezidencën e Rugovës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që udhëhiqet nga Hajrullah Çeku, ka shpallur një tender për intervenime emergjente në Rezidencën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, raporton Express.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në e-prokurim, vlera e këtij tenderi është rreth 100 mijë euro.

- Advertisement -

“Përmes kontratës Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova – Prishtinë tentohet intervenimi sipas paramasës se bashkëlidhur dhe dokumentacionit tjetër përcjellës lidhur me projektin në fjalë Të gjitha intervenimet e parapara janë të paraqitura detajisht në paramasë”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 90 ditë, derisa afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë tender është 3 shkurti.

- Advertisement -

Ndryshe, sot është 17 vjetori i vdekjes së Rugovës. Për homazhe te varri i tij sot kanë shkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Pas homazheve, Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik, Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

- Advertisement -

“Natyrisht se është trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura për shtetin tonë dhe shtetin që u ndërtua me aq shumë mund e sakrificë të shumë burrave e grave të Kosovës”.

Osmani, mes tjerash, tha se ashtu siç Rugova ndërtoi miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta ashtu do të vazhdojnë t’i ruajn këto aleanca në rrugën përpara të vendit.

“Ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta e të rënda ashtu do i ruajmë këto aleanca në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm është kujtimi për të , trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat e ardhshëm”, tha presidentja Osmani.

Ndërsa, Kurti deklaroi se Rugova kujtohet për sjelljen e tij paqësore dhe humaniste, e po ashtu për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës.

“Bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës dhe presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës”, është shprehur Kurti pas homazheve.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -