fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 20:30

Ministria e Drejtësisë reagon ndaj skandalit korruptiv – paralajmëron padi ndaj mediumit

Rekomandime

Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar padi civile ndaj mediumit online Paparaci, në një reagim ndaj skandalit korruptiv të Lavdim Krasniqit, ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas reagimit të MD-së, ka mohuar ndërhyrjen në aferën korruptive të Krasniqit me rastin e urdhërimit të hetimeve për daljen nga burgu të Bashkim Mulollit, një dëshimtari bashkëpunues të Prokurorisë së Shtetit.

Organi i akuzës e ka cilësuar “ndërhyrje në punën e prokurorit të shtetit” përpilimin e raportit të Inspektoratit të MD-së.

“Duke qenë që është hera e dytë që Ministria e Drejtësisë, po suImohet për qëllime të ulëta nga i njëjti portal, do të ushtrojmë padi civile kundër këtij portali e po ashtu deri sa kjo çështje të zgjidhet nga institucionet e drejtësisë ne nuk do të bashkëpunojmë me të”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.

Në reagim, Ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu tha se Inspektorati i MD-së ka gjetur shkelje të rënda procedurale në rastin e përcjelljes dhe lirimit nga burgu të Bashkim Mulollit.

“Inspektorati i MD-së ka gjetur shkelje të rënda të procedurave ligjore lidhur me daljen e këtij personi të dënuar nga Burgu. Shkeljet janë aq të mëdha saqë Inspektorati ka rekomanduar shkarkimin e drejtorit të qendrës përkatëse dhe ndërrmarjen e masa për stafin e përfshirë në këto shkelje”, tha sot Ministria.

Paparaci, gjatë ditës së sotme raportoi se disa veprime të Ministrisë së Drejtësisë, janë duke u cilësuar si ndërhyrje në një rast të madh korrupsioni të profilit të lartë. Zëvendësministri Blerim Sallahu, ka urdhëruar hetime për dalje nga burgu të Bashkim Mulollit. Ai është dëshmitar bashkëpunues. Misioni i tij ka qenë incizimi dhe zbulimi i aferave korruptive të ish-drejtorit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi. Ministria po dëshiron që ta konstatojë daljen e tij nga burgu si të paligjshme.

Incizimi i autorizuar nga Gjykata me pajisje të Policisë së Kosovës, po synohet të shpallet si provë e pa pranueshme në Gjykatë. Hedhjen poshtë të kësaj prove pikërisht me motivin se është e papranueshme e ka kërkuar edhe mbrojtja e Krasniqit. Kjo provë është kryesorja në proces e cila konfirmon marrjen e shumave të mëdha të parave nga i akuzuari, Mulolli dhe të një veture në vlerë mbi 25 mijë euro për asistenten e Krasniqit, Marigona Berisha.

Më shumë artikuj

Të fundit