3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Ministri serb për dronin e rrëzuar: Po lëvizte nga Jarinja drejt Rashkës

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se sot, 2 nëntor se ushtria serbe ka rrëzuar një dron komercial në zonën e gjerë të Kopaonikut.

Pas lëshimit të deklaratës, ministri serb i mbrojtjes, Milosh Vuçeviq ka pretenduar se droni lëvizte nga Jarinja në drejtim të Rashkës.

- Advertisement -

Sipas mediave serbe, ai ka përgëzuar ushtrinë për aksionin e kryer.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk u dhanë më shumë detaje për dronin dhe as në pronësi të kujt ishte.

“Ushtria veproi në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës, njëherësh komandantit suprem të forcave të armatosura serbe, Aleksandar Vuçiq, dhe po ndërmerr masa për të detektuar, gjurmuar dhe neutralizuar dronët në afërsi të ndërtesave ushtarake”, u tha në njoftim.

- Advertisement -

Ministria serbe tha po ashtu se ushtria do të vazhdojë të veprojë në përputhje me urdhrin e Vuçiqit, dhe të rrëzojë të gjithë dronët që gjen në zonën e ndalim-fluturimit dhe në afërsi të ndërtesave ushtarake.

Më herët gjatë 2 nëntorit, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se Vuçiq ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.

Ai tha se më 1 nëntor ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmëria, për shkak të, siç është shprehur, situatës në Kosovë, por atë ditë nuk dha detaje se përse është marrë ky vendim dhe përse lidhej me Kosovën.

- Advertisement -

Raportimet e disa mediave më 1 nëntor që thoshin se “dronët që janë vërejtur mbi Serbi” kanë hyrë nga territori i Kosovës, janë hedhur poshtë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“Çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, shkroi Mehaj në Facebook.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -