fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ministri Mehaj: I përfshirë në pIagosjen e dy serbëve në Shtërpcë është një pjesëtar i FSK-së

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri i Mbrojtjes se Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përfshirë në sulmin që ka ndodhur në Shtërpcë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se për të njëjtin do të trajtohet sipas rregullores dhe ligjeve që ka në fuqi Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

Të dashur qytetarë, tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Tutje Mehaj iu ka uruar shërim të shpejtë të pIagosurve.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të pIagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -