18.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 23:08

Ministri i jashtëm kroat tmerron serbët, e përmend edhe Kosovën

“Serbia duhet të pranojë gjencidin në Srebrenicë nëse do të hyjë në BE”

Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grliç Rradman, ka deklaruar sonte se Serbia në rrugën e saj drejt BE-së, duhet të tregojë përparim thelbësor dhe të qëndrueshëm në hapësirat bazike dhe të dëshmojë vullnet për përmbushjen e të kritereve të nevojshme.

Pas deklaratës të “maskuara” që shpesh mund të dëgjohen nga Brukseli, Radman ka thënë çka vërtetë pritet nga Serbia nëse dëshiron të përparojë në rrugën evropiane.

“Në këtë kuptim shikohet në hapësirën e sundimit të ligjit, çështjen e të pagjeturve, të drejtat e vlktimave të Iuftës, procedimin e krlmeve të Iuftës, bashkëpunimin me gjykatën penale, pranimin e gjencidit në Srebrenicë dhe forcimin e raporteve fqinjësore me anëtarët e BE- dhe fqinjët tjerë” tha Radman.

Gazeta shkruan se ministri kroat Radman edhe javën që shkoi ka bërë një deklaratë të njejtë për Beogradin.

Ai këtë deklaratë e bëri në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë, ku apeloi tek vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë.

“Kroacia nxit pesë vendet e BE që nuk e kanë pranuar Kosovën që të bëjnë këtë, sepse do të kontribuojnë stabilitetit në regjion dhe vetë Kosovës”, ka thënë ai.

Por, në të njëjtën fjalim, kur ftoi vendet evropiane ta njohin Kosovën, tha se stabiliteti i regjionit është kyç në respektimin e tërësisë territoriale të shteteve.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese