17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ministri i Erdoganit ekzistencën e Feto-s në Kosovë e sheh si “pengesë të madhe” në raportet Kosovë-Turqi

Pas fjalëve të mira për raportet mes Kosovës dhe Turqisë, kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu deshi ta theksonte “patjetër” një gjë, që ai e quajti si “pengesa më të madhe mes raporteve tona”.

“Natyrisht ekzistenca e Feto-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona. Sepse ekzistenca e Feto-s është duke bërë punë për t’i helmuar raportet tona dhe pas tentim-puçit në Turqi, ekzistenca e Feto-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë, këtë dua ta theksoj patjetër këtu”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit në MPJD.

Fethullah Gulen, sipas tij, po përpiqet të bëjë keq në Kosovë, “ashtu si në Turqi”.

“Strategjinë e ngjashme të cilën e ka zbatuar në vendin tonë, është duke e zbatuar në Kosovë. Këtë ne jemi duke e vrojtuar. Në njërën anë, këqyrin t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, dhe në anën tjetër shohin të inflirtohen në institucione shtetërore. Ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vende tjera, po tentojnë ta bëjnë të njëjtën këtu”, tha Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se këto janë të rrezikshme për Kosovën.

“Për neve te vendi vëlla dhe mik në Kosovë është shqetësuese t’i shohim këto. Janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Cavusoglu po ashtu e pa të nevojshme ta porosis Kosovën që t’i injorojë ata që nuk e thonë të njëjtën gjë si Turqia.

- Advertisement -

“Mos i merrni parasysh disa fjalë nga vendet tjera”, tha ai.

Ministrja Gërvalla pas takimit me Çavusoglu njofton është nënshkruar një marrëveshje

Kryediplomati turk paraIajmëron investime në Kosovë

Të fundit
Lajme të lidhura