5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 11:12

Ministri i AAK’së uron Vetëvendosjen

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje e cila doli fituese në këto zgjedhje.

Ai tha se Kosova edhe në këto zgjedhje ka dëshmuar kulturë të lartë qytetare si një demokraci e re.

Selimi po ashtu u shpreh se Aleanca është konstantë në spektrin politik dhe shtyllë e fortë e pluralizmit politik në vend.

“Kosova edhe në këto zgjedhje ka dëshmuar kulturë të lartë qytetare si një demokraci e re. Edhe përkundër pandemisë dhe kushteve të rënda atmosferike, dalja ka qenë e kënaqshme duke siguruar legjitimitetin qytetar për legjislaturën e re. Aleanca del të jetë konstantë në spektrin politik dhe shtyllë e fortë e pluralizmit politik në vend. Urime fituesit të këtyre zgjedhjeve, Lëvizjës Vetëvendosje. Poashtu, përgëzoj Prokurorinë e Shtetit për punën e palodhur dhe profesionale në mbrojtjen e votës së qytetarëve gjatë ditës së sotme”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika