Ministri Çeku tregon pse opozita nuk do që të ua përmendin 20 vitet e fundit

Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka përmendur arsyet që sipas tij opozita nuk po dëshiron që të ua përmendin 20 vitet e fundit.

Por, ministri ka thënë se këtë dëshirë pushteti nuk do të ua plotësojë.

“Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë. Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, reketi ndaj biznesit, diplomat pa meritë…
E thjeshtë është arsyeja pse këta nuk duan as t’ua pëmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit.
Nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë” shkruan Çeku në reagim.

-Advertisement-

Postimi i plotë: