fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ministri britanik pranon zhdukjen e 200 fëmijëve azilkërkues, shumica prej tyre shqiptarë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri britanik pranoi se 200 fëmijë azilkërkues të cilët ishin të vendosur nga Zyra për Punët e Brendshme nëpër hotele janë zhdukur.

Deklarata e tij vjen pasi një burim nga një prej zyrave të Ministrisë së Brendshme në Brighton tha se disa fëmijë ishin rrëmbyer në rrugë jashtë një ndërtesë dhe ishin futur në makina.

- Advertisement -

Departamenti është paralajmëruar nga policia se azilkërkues në moshë të mitur, që kishin mbërritur së fundmi në Britaninë e Madhe, një pjesë e mirë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një prej deputetëve të parlamentit britanik, Murray tha: “Zyra për Punët e Brendshme nuk ka fuqi për t’i ndaluar fëmijët të pashoqëruar azilkërkues që ndodhen në këto hotele dhe ne jemi në dijeni se disa prej tyre janë zhdukur. Shumë prej atyre është bërë e mundur që të gjurmohen”.

Ministri britanik tha se 88 % e 200 fëmijëve, 176, janë me origjinë shqiptare, dhe u shpreh se qeveria shpreson që të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve si vende akomoduese për fëmijët, sa më shpejt të ishte e mundur.

Sipas asaj që shkruan The Guardian, janë 6 hotele të vëna në dispozicion nga Zyra për Punët e Brendshme për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, përfshirë atë në Brighton.

- Advertisement -

Organizatat jo qeveritare kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për fëmijët që zhduken nga vendet e akomodimit dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për t’u kujdesur që këta fëmijë të jenë të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

Ndërkohë, komisionerja për fëmijët, Rachel de Souza, në një letër drejtuar Ministres së Brendshme Suella Braverman, kërkoi siguri që po ndiqen të gjitha protokollet për fëmijët e zhdukur, përfshirë sinjalizimin e autoriteteve për incidentet e konsideruar si serioze.

“Jam tejet e shqetësuar për rreziqet me të cilat përballen fëmijët azilkërkues, të pashoqëruar, të cilët dërgohen në hotele, nga ata që janë të vendosur për t’i shfrytëzuar. Këtyre fëmijëve u duhet dhënë mbështetja dhe mbrojtja e shtetit që nga dita kur mbërrijnë në vendin tonë derisa të mbushin 18 vjeç”, shkruan ajo mes të tjerash.

- Advertisement -

Të fundit

VIDEO- Kamberi, Vuçiqit: Kurti nuk është monstrum e as terrorist, dikur e arrestove e tash duhet të negociosh me të

Deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur sot një polemikë me presidentin serb, Aleksandar...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -