29.2 C
Pristina
Thursday, July 18, 2024

Ministri Aliu: Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”, ka thënë ai në T7.

- Advertisement -

“Unë mendoj që Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë ai.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -