5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Ministres Hajdari dikush ia zuri pritën te banesa, paraqitet e shqetësuar në Polici

Policia e Kosovës është aktivizuar të premten mbrëma pas një denoncimi të bërë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari, e cila u paraqit e shqetësuar se dikush po e përcjellë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se njësitë policore kanë zbarkuar në lagjen Arbëria menjëherë pas raportimit të Hajdarit, me ç’rast janë zbuluar informacionet e para që e shtynë ministren të kërkojë ndihmën e Policisë.

- Advertisement -

Sinjali mëson se një person dyshohet ta ketë përcjellë ministren deri te objekti banesor, ku ajo jeton, situatë kjo që Hajdarit i ka shkaktuar shqetësim për çka u detyrua të raportojë rastin.

Motivet e rastit janë akoma të panjohura, teksa Policia është vënë në veprim për të rënë në gjurmët e personit të dyshuar, që e ndoqi ministren rrugës për në banesën e saj.

Sipas informacioneve të para, një njësi e Policisë ka shkuar mbrëmë edhe te objekti i Ministrisë së Tregtisë, teksa është njoftuar edhe njësia e hetimeve.

- Advertisement -

Në lidhje me rastin, burimet thonë se tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet preliminare, për të zbuluar personin e dyshuar, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e tij.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -