11.9 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024

Minatorët e Trepçës edhe gjatë Ramazanit nuk e ndalin punën në minierë, ankohen për kushte të rënda dhe rrezikshmëri

- Advertisement -

Një minator i Trepçës ka treguar se si sonte ka kryer punime në horizontin e 9-të, vend ku para një jave kishte pasur shembje të shkëmbit në sasi prej rreth 200 tonelata xehe, ku ai thotë se fotot e postuara tregojnë rrezikshmërinë dhe vështirësitë që hasin çdo ditë.

- Advertisement -

Ai thotë se edhe 23 vite pas luftës, punëtorët e minierës janë pa gjëra elementare për kryerjen e punës, duke përfshirë edhe mungesën e sigurimit shëndetësor.

Përfundoni me dhimbjen e kyceve në një kohë të shkurtër me këtë
OSSEIN+
Minatori Flamur Imeri thekson se edhe në kushte të vështira dhe me rrezikshmëri të lartë, po e vazhdojnë punën normalisht në këtë muaj Ramazani.

- Advertisement -

Postimi i minatorit Flamur Imeri:

Sonte me 28.03.2023, në minjeren tonë TREPÇA, horizonti’09 në punishten 137’jug ndrrimi tretë,

Një javë më parë në vendin e njejt në foto pikrisht këtu ishim duke kryer punën, duke bër shpimin sikur qdo ditë tjetër bashk me ndimësin tim në punishten 137’ jug, më pas kemi pas shembje të shkëmbit pa paralajmrim diku afër 200 ton xehe, fal Zotit shembja ka ndodhë pas shpërthimit të eksplozivit pasi që kemi përfunduar punën,

- Advertisement -

Kjo foto tregon më së miri gjendjen reale, Rrezikshmerin si dhe veshtërsit që hasim qdo ditë ose natë Xehtaret dhe Ndimsat po ashtu dhe Ngarkuesit që e kan për obligim ta pastrojn punishten ta ngarkojn xehen ta qesin në ogjakun e caktuar për ta transportuar etj, ky është raliteti që e jetojm dhe e perjetojm qdo ditë në Minjeren tonë TREPÇA,

Edhe sot 23 vite pas luftës puntoret në Minjerë jan pa gjëra elemtare që është dasht ti garanton shteti i Kosovës ku edhe sot nuk e kemi:

Sigurimin Shendetsorë.

Edhe pse në kushte ekstrem të vështira në rrezikshmeri shum të lart në temperatura jo normale po e vazhdojm punën edhe në këtë Ramazan të bekuar me përkushtim maksimal, nder dhe respekt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -