0.3C
Pristina
3 Mars, 2021 - 03:38

Milaim Zeka për Vjosa Osmanin: Ma para e votoj Goran Simiqin, se sa një rrence

Ish deputeti Milaim Zeka, së fundmi ka bërë një reagim rreth u.d Presidente Vjosa Osmanit, në lidhje me deklaratën e saj të fundit në të cilën tha se tokat në Mitrovicë janë të stërgjyshërve, shkruan Gazeta Metro.

E sipas Zekës kjo deklaratë sulmon personalitet e mëdha si Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi.

“Dje, Vjosa Osmani, ne nje takim ne “Kodren e Trimave”, ne Mitrovice, deklaroi: “Keto toka jan te stergjysherve tane, e jo toka te Rankoviçit sikur i kane paraqitur disa”!

Nese Vjosa ma argumenton se nje gje te tille kane Folur Rugova, Qosja, Daci, apo Thaçi, une publikisht kam me votu ate. Perndryshe, ma e para e votoj Goran Simiqin, per te cilin e di qe eshtrat e nanes te zhdukur mi hane, se sa nje rrence, e cila permes rrenave don me ardhe ne pushtet’’, shkroi Zeka.

Ky është postimi i plotë:

‘‘Vjosa Osmani me rrena po don me ardhe ne pushtet

Dje, Vjosa Osmani, ne nje takim ne “Kodren e Trimave”, ne Mitrovice, deklaroi: “Keto toka jan te stergjysherve tane, e jo toka te Rankoviçit sikur i kane paraqitur disa”!

Nese Vjosa ma argumenton se nje gje te tille kane Folur Rugova, Qosja, Daci, apo Thaçi, une publikisht kam me votu ate. Perndryshe, ma e para e votoj Goran Simiqin, per te cilin e di qe eshtrat e nanes te zhdukur mi hane, se sa nje rrence, e cila permes rrenave don me ardhe ne pushtet.

Qe 20 vite permes rrenave ka ngece Kosova ketu ku eshte. Boll ma. Nuk kemi nevoje per rrenat e Vjosa Osmanit…!!!

Krejte dhe Drejte!’’

Të fundit

Të tjera nga rubrika