15.3 C
Pristina
Monday, September 26, 2022
- Advertisement -

Miftari: Tërnava e Hashim Thaçi janë bë multimilionera nga hajnia!

Delegacioni i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar javën e kaluar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Naim Ternava, kryetar i Bashkësisë Islame në Kosovë, Ipeshkvi Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, së bashku qëndruan për vizitë në Hagë.

- Advertisement -

Ata pas takimit kanë uruar që krerët e UÇK-së, të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

E për këtë vizitë, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi një fotografi të vjetër të Naim Tërnavës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan se, “mirë me Qaben, Meken, mirë me Vatikanin, mirë me pushtetet, vëllezër nga hajnia!”.

- Advertisement -

Sipas tij, të dytë së bashku kanë vjedhur, manipuluar me milionat e ardhur pas luftës nga shtetet Islamike.

Mbreti i BIK-ut, kryesepeti i Kosovës viziton Hashim Thaçin në Hagë. S’ka faj, të dy bashkë… vidhnin, manipulonin me ndihmat, milionat e ardhur pas Iuftës nga shtetet Islmaike, hajni mbështet hajnin, as ai vizitusi tjetër, prifti katolik s’është ma i mirë hiç, se u ba vet multi milioner, duke iu falendëru Pronton Mafias të Thaçit!”, shkruan Miftari.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -