fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Miftaraj për rastin e “Kobrës”: Mos u çuditni nëse vrasja del të jetë në “vetmbrojtje”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thurur një varg kritikash për sistemin gjyqësor dhe pushtetin lidhur me rastin e vrasjes në Prizren, ku i dyshuari për rastin është Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra.

Miftaraj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial të caktohen komisione ad hoc dhe të vlerësohen aktgjykimet ndaj të dyshuarit Hoxhaj, shkruan Demokracia.

- Advertisement -

“Mos u cuditni nese ne fund del se vrasja e fundit ne Prizren, del te jete ne “vetmbrojtje”! Nese prokuroria dhe gjykata ne Prizren, e kane fal 16 here me denime amnistuese, nuk perjashtohet mundesia qe edhe heren e 17 me ia ba nje argat”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka kërkuar nga Shërbimi Korrektues I Kosovës (SHKK) që të njoftojë se në rastet e dënimit me burgim efektiv, a e ka vuajtur dënimin në tërësi i dyshuari për rastin e vrasjes në Prizren.

“Ne nje shtet normal KGJK dhe KPK, sot u deshte me caktu komisione ad hoc te perbere nga gjykates dhe prokurore me integritet, pervoje dhe ekspertize me i analizu, vleresu dhe verifiku 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet ne rastet ndaj Dibran Hoxhes. Eshte interes publik me kuptu se ne 16 aktakuza, cilet jane prokuroret e ketyre rasteve?”, ka deklaruar Miftaraj.

Tutje, ai ka pasur kritika edhe për Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimin Sprovues, duke shtruar pyetjen nëse kanë qenë të informuar për rastin dhe duke përkujtuar kompetencat e këtij organi.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Mos u cuditni nese ne fund del se vrasja e fundit ne Prizren, del te jete ne “vetmbrojtje”! Nese prokuroria dhe gjykata ne Prizren, e kane fal 16 here me denime amnistuese, nuk perjashtohet mundesia qe edhe heren e 17 me ia ba nje argat.

Ne nje shtet normal KGJK dhe KPK, sot u deshte me caktu komisione ad hoc te perbere nga gjykates dhe prokurore me integritet, pervoje dhe ekspertize me i analizu, vleresu dhe verifiku 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet ne rastet ndaj Dibran Hoxhes.

- Advertisement -

Eshte interes publik me kuptu se ne 16 aktakuza, cilet jane prokuroret e ketyre rasteve?

Ne 16 aktakuza dhe shqyrtime gjyqesore sa here prokuroret kane informu gjykaten se kryesi i veprave penale eshte recidivist?

Ne 16 aktgjykimet denuese eshte interes publik me dite se si eshte zbatu politika ndeshkimore?

Ndaj 16 aktgjykimeve ne sa prej tyre eshte bere ankese nga ana e prokurorit lidhur me denimin e shqiptuar?

Ministria e Drejtesise ne kuader te saj ka Sherbimin Sprovues i cili eshte kompetent ne organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të riintegrimit shqëror të personave të dënuar. Ne rastin ne fjale ku kemi 16 aktgjykime denuese, Sherbimi Sprovues a ka qene i informuar, nese po a ka marr ndonje veprim? Apo Sherbimi Sprovues eshte nje mekanizem, nje numer i zyrtareve publik qe paguhen nga shteti, por qe ne ne publik pak persona jane te njohur lidhur me ate qe bejne apo cka punojne?

Sherbimi Korrektues te dal me njoftim se ne 16 aktgjykime ndaj Dibran Hoxhes, me sa eshte denuar me burgim efektiv?

Sherbimi Korrektues i Ministrise se Drejtesise te del dhe te informoj publikun se ne rastet kur eshte denuar me burg efektiv, a e ka vuajtur denimin ne teresi? Cila ka qene sjellja e tij ne qendrat korrektuese?

Shume pyetje, e asnje pergjigje nga asnjera hallke e institucioneve te drejtesise!

P.S

IKD dhe BetimiperDrejtesi ne shkurt 2022, kishte dal me analize lidhur ne profilin e Dibran Hoxhes, asnje veprim nga Kryeprokurori Admir Shala, nga KPK apo KGJK.

- Advertisement -

Të fundit

A është ky skandaI dipIomatik nga presidenti kroat? MiIovanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, njihet me deklarata kontroverse edhe për tema që bëjnë bujë edhe jashtë kofinëve të Kroacisë. Millovanoviq...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -