fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Moderatori që paguhej 1600 euro për një ditë shihet si shpētimtari i RTK’së

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nga Kosova ime

Ishte fillimi i viteve ’90 kur Adi Krasta filloi me moderimin. Një shoumen pa ndonjë pamje atraktive, pir me stilin unik spikaste në televizione, duke e bërë atraksion madhështor per kohën spektaklin e Miss Albania.

- Advertisement -

Krasta vazhdoi me shou dhe gjithmonë shkëlqente. Kohë pas kohe e provoi të merrej edhe me gazetari. Sa herë e provoi, dështoi gjithmonë.

Ai, tashmë thuhet që e ka fituar garën të jetē njeriu numër 2 i RTK’së.

Krasta ka një histori të mëhershme me televizionin publik.

Ai kishte zhvilluar një cikël intervistash të quajtur “Njerëz të shtetit të ri” në vitin 2008, menjëherë pas pavarësisë. Për njē intervistë, Krasta paguhej plot 1600 euro. Mediat e atëhershme patën konstatuar që ai i realizonte nga 2-3 intervista brenda ditës, duke bêrë që të paguhej gati 5000 euro për njē ditë pune. Interviatat pu likoheshin njëherë në javë. Pra, ai i kishte të sigurta 1600 euro në javë.

- Advertisement -

Këto intervista garojnē pēr intervistat më të dobëta të realizuara ndonjëherë në historinë e televizioneve kosovare. Thjeshtë, jashtë realitetit, duke irrituar publikun.

Madje, kontrata e tij duhet hetuar, pasi bartte emrin “Njerëz të shtetit të ri”, ndërsa intervistohej Arbana Osmani e Big Beother Albania, që s’kishte të bënte asgjë me Kosovën apo Arbër Qepani. Për të dy intervistat Krasta paguhej nga 1600 euro, për ti treguar pulikut kosovar çfarë njerëzish eminentë nga Kosova janë Arbana dhe Arbri, që vështirë edhe ta kishin vizituar ndonjëherë Kosovën.

Tashmë i njëjti ka gjasa ta udhëheqë Televizionin e Kosovës, duke pasur një histori zhvatëse dhe dështake.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -