13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Mësuesja Elenë Stublla nis mësimin: Takimi me vogëlushët sot më dha emocione që nuk përshkruhen me fjalë, ia vlejti çdo sakrificë e përballje

Mësuesja e klasës së parë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla, i ka dalë kundër grevës së SBASHK-ut.

- Advertisement -

Ajo sot ka nisur mbajtjen e mësimit me nxënësit e saj që këtë vit e ka klasën e parë.

Stublla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ditëve të fundit ka marrë shumë akuza pasi doli kundër grevës së SBASHK-ut por shton se të gjitha këto i kalonte kur mendonte takimin me vogëlushët, nxënësit e saj të klasës së parë.

Ajo shton se e gjitha ja ka vlejtur kur sot pa plot dashuri, buzëqeshje, përqafime e shumë emocione siç pohon të papërshkruara me fjalë, dhe se ia ka vlejtur çdo sakrificë që ka bërë.

- Advertisement -

Mësuesja Elenë shton se “nuk munden një tufë mashtruesish t’ia humbet vlerën mësuesit!”/kids of kosova

Postimi i saj i plotë:

Sot filluam klasën e parë!

- Advertisement -

Ka shumë ditë që po përballem me fjalë, akuza e komente të ndryshme se përse po ndahem nga “turma” madje edhe “Delja që ndahet nga kopeja, e han ujku”- më thanë! Do të mbetesh pa kolegë, madje shkuan në ekstrem duke ofenduar edhe ngjyren e flokëve të mia!

Megjithatë e tejkalova disi, kur e mendoja takimin me vogëlushët zemërbardhë!
Dhe ja ku jemi sot, plot dashuri, buzëqeshje, përqafime e shumë emocione të papërshkruara me fjalë!

Ndalesh të mendosh, vërtetë ia paska vlejtur çdo sakrificë dhe përballje me çdo individ të prapambetur e racist!

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”- thotë Dua, tashmë nxënëse e imja! Po pra, nuk munden një tufë mashtruesish t’ia humbet vlerën mësuesit!

#jogrevësnëarsim
#Mbrofëmijët

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -