9.1 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

Mësuesit që prodhojnë analfabetë nuk duhet me i pagu, por me iu marrë pare

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Mësuesit nuk duhet me u pagu njëjtë. Përkundrazi, do do mësuesve duhet me ia marre pare për demet që i bëjnë e jo me iu dhanë rroge.

Një mësues që prodhon analfabetë dhe e merr në qafë popullin nuk duhet të jetë asessi i njëjtë me mësuesin që i edukon qysh duhet brezat e rinj që janë konkurrentë me botën e zhvilluar.

Është shumë e lehtë, kjo bëhet përmes përformancës. E ajo ska pse ta trembë askënd. Realisht, përformanca gjithmonë tremb vetëm debillët dhe dembelët. Shpërblen tej mase ata që vlejnë. Pagesa në bazë të përformancës, të cilën e aplikon bota normale me dekada, është e vetmja mënyrë për të rritur cilësinë e arsimit.

- Advertisement -

Naryshisht, atyre që skanë cka ofrojnë nuk iu konvenon. Duan të marrin vetëm para. Dhe kur i marrin ato para, duan gjithmonë të jenë në ofenzivë për para shtesë. Këtë menanizëm e përdorin edhe për shkak të mbulimit të paaftësisë së tyre. Pra, kur e shohin rrezikun që dikush do t’iu kërkojë përgjegjësi dhe do t’ua prish rehatinë, atëherë dalin me kërkesa për rritje shtesë. E rezultatet shtesë ku janë?

A e dini që shumica e popullatës që po ikë, po e bën për një shëndetësi dhe arsimim më të mirë të fëmijëve të tyre. E ju, në vend të merrni para aq sa ofroni, doni të merrni vetëm para në kembim të asgjëje. Jo, ashtu nuk funksionon bota. Nuk mund të funksionojmë as ne.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -