fbpx
-3.9 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Merre ose lëre”, paralajmërohen ditë të vështira për Serbinë – vjen parashikimi i ‘keq’ për Vuçiqin!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-kryeredaktori i Radio Evropës së Lirë (REL), Melazim Koci, ka komentuar vizitën e pesëshes ndërkombëtare në Serbi.

Koci, duke iu referuar medias kroate, në një postim në Facebook ka shkruar se shtetin serb e presin shumë ditë të vështira.

“Nëse e refuzon ofertën e SHBA/BE, përkatësisht planin franko – gjerman për Kosovën, Serbia do të ballafaqohet me bllokimin e negociatave të mëtejme me BE, me ndalimin e mjeteve që Beogradit i shkojnë nga Bashkimi Evropian, me sanksione ekonomike dhe me rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj”, thuhej ndër të tjera në postimin e Kocit.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Ultimatumi i SHBA/BE për Vuçiqin!

Para Serbisë janë ditë të vështira, më të vështirat nga bisedimet në Rambuje në vitin 1999 për statusin e Kosovës, që Slobodan Millosheviqi i kishte refuzuar, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji”. Gazeta pohon se “pesëshja” në Beograd ka shkuar me ofertën “merre ose lëre” dhe nëse e refuzon, Serbia nuk do të kaloj mirë. Burimet e informuara thonë se nëse e refuzon ofertën e SHBA/BE, përkatësisht planin franko – gjerman për Kosovën, Serbia do të ballafaqohet me bllokimin e negociatave të mëtejme me BE, me ndalimin e mjeteve që Beogradit i shkojnë nga Bashkimi Evropian, me sanksione ekonomike dhe me rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj.

“Jutarnji” me këtë rast citon zyrtarin e lartë të Stejt Departmentit, Derek Chollet që dje tha se Kosova duhet të themeloj Asociacionin, por jo në formën që shpie drejtë federalizimit të Kosovës dhe as të një “Republike serbe”.

- Advertisement -

Citohet edhe emisari special i Gjermanisë, Manuel Sarazin që deklaroi se kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

Qeveria e Serbisë i referohet saktë fqinjit në një komunikatë zyrtare: RepubIika e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -