8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Merr fund misteri, ja çfarë ishte sfera që habiti japonezët

- Advertisement -

Sfera misterioze metalike që u konstatua në një plazh në Japoni, duke shkaktuar frikë tek vendasit, mund të jetë thjeshtë një pjesë e pajisjeve të zkonshme detare.

- Advertisement -

Sfera e cila kishte një diametër prej 1.5 metrash doli në rërën e plazhit Enshu në qytetin bregdetar të Paqësorit të Hamamatsu këtë javë, duke detyruar banorët vendas të evakuohen dhe duke lënë autoritetet pa informacione se çfarë ishte dhe nga kishte ardhur.

Topi ka një ngjashmëri të madhe me një vozë çeliku të bërë nga kompania kineze e ndërtimit të anijeve Nantong Yangfan.

- Advertisement -

Kompania është e vendosur në provincën bregdetare në Kinën lindore, duke përforcuar idenë se objekti thjesht u shkëput dhe lundroi në lindje të Japonisë.

Këtë të martë autoritetet japoneze vendosën skuadra për asgjësimin e bombave në vijën bregdetare mes frikës fillestare se mund të ishte një minë detare.

Skanimi i objektit zbuloi se guaska e saj metalike e ndryshkur ishte thjesht një objekt i zakonshëm detar dhe brenda saj nuk kishte asgjë.

- Advertisement -

Këto bova metalike zakonisht përmbajnë më shumë përbërës brenda shtresës së jashtme për të ndihmuar pluskimin në det.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -