-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 17:53

Merkel: Viti im i fundit në detyrë, më i vështiri

- Advertisement -

Angela Merkel, në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit tha se viti 2020 ishte më i vështiri gjatë udhëheqjes së saj 15-vjeçare, megjithatë fillimi i vaksinimeve kundër COVID-19 e bën vitin 2021 një vit shprese.

Merkel, e cila ishte në krye të Gjermaninë dhe Bashkimit Europian përmes krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së migrantëve pesë vite më parë, dënoi protestat kundër bllokimeve dhe tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri”, ka thënë Merkel, e cila është 66 vjeç. “Prandaj, kjo do të jetë hera e fundit do të mbaj një fjalim të Vitit të Ri për ju”.

Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi mbyllur një vit më kaq probleme dhe shqetësime, por kemi shpresa për vitin e ri që po vjen”.

Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel u shënua nga pakënaqësia brenda konservatorëve pas humbjeve në zgjedhjet rajonale të cilat shumë fajësuan vendimin e saj për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues në 2015.

Të fundit

Të tjera nga rubrika