0.3C
Pristina
3 Mars, 2021 - 03:56

Mërgimtari tallet me VV: Premton fabrikë kondomësh të 58 milionë eurove nëse fiton Albin Kurti

Një person nga diaspora Tomor Gjonbalaj, ka realizuar një video duke u tallur e kërkuar nga qytetarët që të votojnë Albin Kurtin, derisa dha një premtim se do investonte miliona euro në vend, shkruan Gazeta Metro.

Ai premtoi një fabrikë multi-milionëshe, e cila do prodhonte kondoma e pampersa.

“Unë jam Tomor Gjonbalaj, jetoj në Australi dhe i kam nja 58 milionë euro te një teze. E kemi vendos që si t’fiton Vetëvendosja, me t’i shti krejt në punë. Dje fola me djalin e madh të shefit, e më tha që si të fiton Albin Kurti po të shkojmë në Kosovë me e çelë një fabrikë. Kena me prodhu kondoma, pampersa, çka t’jau don qefi. Kena mi çelë bastoret, kazinot…” thotë ai në një video.

Derisa në fund iu kërkon që të votojnë Vetëvendosjen, e Kurtin.

E një premtim për investime milionshe e kishte bërë edhe një tjetër person, Gazmend Gjonbalaj, që tha se do investonte rreth 50 milion euro nëse fiton Albin Kurti. Anipse Vetëvendosje fitoi zgjedhjet atë kohë, Gjonbalaj ende nuk e mbajti premtimin.

Të fundit

Të tjera nga rubrika