18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Mërgimtari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut

- Advertisement -

Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017.

Ai u vendos në Nju-Jork, ku këtë vit u diplomua si oficer i policisë me mesataren më të lartë ndër gjithë studentët e tjerë.

- Advertisement -

Për këtë u nderua me cmim nga Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut.

Mes 600 oficerëve të sapodiplomuar, Laert Sallaku u rendit i pari me rezultatin 99.6 për qind dhe në ceremoninë ai tregoi rrugëtimin e tij që nisi në shkollë të mesme.

- Advertisement -

“Rrugëtimi im për t’u bërë një oficer i Nju-Jorkut filloi rreth 6 vite më parë, kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju-Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit, ku menjëherë u ndieva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -