Njohësi i ekonomisë, Viktor Buzhala e ka komentuar faktin që shumica e parave të mërgimtarëve shkojnë për blerje të banesave. Sipas tij ato para nuk kanë asnjë efekt në ekonomi, përkundrazi e degradojnë atë dhe e shndërrojnë vendin në gërmadhë.
Postimi i plotë:
Dmth mbi 400 milione euro investime te mergimtareve ne vit jane blerje banesash. Nese me tregoni qysh kane me e zhvillu ekonomine do banesa te ndertume vend e pavend, qe rrine thate pjesen me te madhe te vitit, po ju besoj e po bindem.
Deri atehere kam me mendu qe eshte investimi me kot i mundshem, investim marramendes qe me trishton. Qysh po shtjerret Kosova, me kto investime te budallme, tu i ndertu nga 30 mije banesa e shpija cdo vit, krejt Kosova ka me qene germadhe e pabanume, pos 2 jave ne vit. Kane me u doke germadha te frikshme, sepse ska me pase kush i mirembane.
Me qene si kryetari i komunes, ua kisha be tatimin ne prone per banesa luksi nga 5 mije euro ne vit, qatehre ndali me kete degradim te skajshem pa pike kontrolli te vendit.
Investimet e mencura jane ato qe nxerrin pare cdo dite, qe vejne ne levizje ekonomine, e jo ato qe ti harxhojne paret edhe nuk ta nxjerrin asnje cent kurre. Pra, krejt qato pare te tatimit ne prone ua kisha dhane stimulim atyne qe investojne ne biznese e punesojne njerez.