9.5C
Pristina
3 Mars, 2021 - 12:46

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e së dielës

Me pankarta në duar, e bluza me akronim të Lëvizjes Vetëvendosje, shumë bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen nesër (e diel).

Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i tyre kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihet numër i madh i bashkatdhetarëve të organizuar bashkërisht, teksa mbajnë bluza me akronim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të fundit

Të tjera nga rubrika