17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Mërgimtarët futen me veturë në trotuar e hapësirë të gjelbër – i bëjnë gjeste qytetarit që i fotografoi

Mërgimtarët këtë verë në Kosovë kanë qenë epiqendër e kritikave për sjelljet kryesisht në trafik, mirëpo edhe në disa situata tjera ku ata kanë qenë të përfshirë. Një e tillë ndodhi edhe sot.

Në një foto të postuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, shihet se si disa mërgimtarë kanë parkuar në trotuar e hapësirë të gjelbër në Prishtinë duke bllokuar tërësisht rrugën.

Për më tepër, ata që ishin brenda veturës bënë edhe gjeste duke ngritur gishtat e duke u qeshur ndaj qytetarit që i fotografoi e denoncoi.

Të fundit
Lajme të lidhura