fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Mercenarët serbë mbërrijnë në Ukrainë: “Erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, të kujtojmë padrejtësinë e NATO-s”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Vullnetarët e parë nga Serbia kanë mbërritur në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia në Ukrainë dhe kanë filluar stërvitjen atje si pjesë e një batalioni vullnetar rus, raportoi agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, transmeton rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”.

“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi e mbajmë mend mirë rolin që ata luajtën në Jugosllavi në vitet 1990”, tha një nga vullnetarët serbë.

Ndërkaq, agjencia ruse e lajmeve “Tass” raportoi të premten se vullnetarët serbë i ishin bashkuar batalionit Sudoplatov në rajonin e Zaporizhzhia dhe janë duke u stërvitur së bashku me ushtarët rusë në një nga terrenet stërvitore.

- Advertisement -

“Të kujtojmë padrejtësinë që NATO tregoi në raport me Serbinë dhe situatën në Kosovë. Prandaj erdhëm për të mbështetur popullin rus dhe luftën e tij”, ka thënë për agjencinë ruse një nga vullnetarët serbë, me nofkën Dunav.

Gjiganti mediatik “Reuters”, gjatë ditës ka transmetuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksndër Vuçiç, i cili kërkoi nga grupi paraushtarak rus “Wagner’s” që të mos rekrutojë serbë për të luftuar në Ukrainë.

“Pse ju, nga Wagner’s, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha Vuçiç.

- Advertisement -

Vullnetarët serbë morën pjesë në pushtimin e Krimesë së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitin 2014 dhe 2015 ndërsa, sipas “Reuters” askush nuk ka një ide të numrave të saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë.

- Advertisement -

Të fundit

Rrëfimi i BIažević: Në Prishtinë më çuan tre “banditë”, më thanë se e kishin dhënë besën

Ish -futbollisti Miroslav “Ćiro” Blažević që më vonë gjatë karrierës së tij u njoh me nofkën “Trajneri i të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -