17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Mehmeti: A ka kush ta mësoj Vjosa Osmanin, se çfarë qëndrimi duhet të mbaj gjatë ekzekutimit të himnit?

Ali Mehmeti ka reaguar ndaj Presidentes, Vjosa Osmani lidhur me qëndrimin e saj gjatë ekzekutimit të himnit dhe nderimit të flamurit.

Sipas tij qëndrimi i saj gjatë nderimit të flamurit dhe himnit është shkelje e nenit 15, pika 3, të Ligjit nr. 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës.

Postimi i plotë:

A ka kush ta mësoj Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, se çfarë qëndrimi duhet të mbaj gjatë ekzekutimit të himnit dhe nderimit të flamurit, se nuk ka nevojë ta imitoj askënd, sepse është e para që me shembullin e vet duhet të tregoj se respekton ligjet e shtetit që e përfaqëson ?

Qëndrimi i saj gjatë nderimit të flamurit dhe himnit është shkelje e nenit 15, pika 3, të Ligjit nr. 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës i cili thotë:

“15.3 Gjatë intonimit/ekzekutimit të himnit, FSK mbajnë drejtqëndrim ose sipas rastit nderojnë me armë. Ushtarakët nderojnë flamurin sipas rregullave ushtarake, kurse AUTORITETET CIVILE dhe të gjithë sa janë prezentë ngrihen në këmbë dhe MBAJNË DREJTQËNDRIM”.

Për dike që nuk e di cili qëndrim quhet “drejtqëndrim” ja edhe definicioni sipas fjalorit të gjuhës shqipe:

“Qëndrimi me këmbë të bashkuara, me duar të shtrira, gati të puthitura pas trupit e me gishta të mbledhur në gjysmëgrusht, me kokën lart, që merret kur raportojmë për diçka, kur dëgjomë një urdhër, kur bëjmë roje nderi ose kur nderojmë kujtimin e dikujt. Drejtqëndrim me (pa) armë. Merr drejtqëndrim. Mban drejtqëndrim.”

Të fundit
Lajme të lidhura