Gani Mehmetaj, publicist e shkrimtar, ka bërë një shkrim në të cilin ka degraduar në gjuhë politikisht jo korrekte e të papranushme.
Në shkrimin e tij, Mehmetaj ka bërë disa deklarata të çuditshme, duke filluar nga mohimi i përkatësisë etnike të myftiut Naim Tërnava, të cilin e ka quajtur “muhaxhir joshqiptar”.
Tutje, z. Mehmetaj ka pasur fjalë të ashpra edhe në lidhje me xhamitë, të cilat i ka konsideruar se janë “lavatriqe” për shpëlarjen e trurit.
“As unë nuk i dua xhamitë. I konsideroj bastion të antishqiptarizmit, qendër për rekrutimin e islamikëve radikal, lavatriqe për shpëlarjen e trurit.” – shkroi Mehmetaj.
Ndryshe, Gani Mehmetaj është ish-gazetar dhe ish-udhëheqës i disa gazetave në Kosovë. Sipas profilit të tij në Facebook, z.Mehmetaj e vlerëson veten si “publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast.”
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që z. Mehmetaj shpërthen në qëndrime të papranueshme.