9C
Pristina
4 Mars, 2021 - 23:50

Mediumi serb: Tradhëti, Spanja ia kthen shpinën Serbisë, qeveria ‘e njeh’ Kosovën

Qeveria e Spanjës ka dhënë leje që ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2022 me Kosovën të zhvillohet në territorin spanjoll.

Në këtë mënyrë janë hedhur poshtë spekulimet se Spanja do ta luaj këtë duel në një terren neutral.

Federata e Futbollit poashtu ka caktuar qytetin e Seviljës për të zhvilluar këtë ndeshje.

Mediumi serb ‘Skandalozno’ e ka quajtur veprimin e Qeverisë spanjolle, si tradhëti.

Sipas tyre, Spanja duke dhënë dritën e gjelbër për të pranuar Kosovën në territorin e vet, ia ka kthyer shpinën Serbisë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika