3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mediat spanjolle raportojnë deklaratën e Muriqit ku kërkon njohjen e Kosovës nga Spanja

- Advertisement -

Deklarata që dha Vedat Muriqi pasi fitoi “Çmimin Special” nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bëri jehonë edhe në mediat spanjolle.

- Advertisement -

Pasi fitoi “Çmimin Special”, Muriqi përmes një video mesazhi deklaroi se shpreson që ai ta ndihmoj Kosovën që Spanja një ditë ta njoh si shtet.

Për këtë deklaratë të Muiriqit, ka raportuar të mërkurën edhe gazeta e njohur spanjolle “Mundo Deportivo”.

- Advertisement -

Muriqi po kalon në formë mjaft të mirë me Mallorca dhe është shndërruar në idhullin e tifozëve të kësaj skuadre.

Me 10 gola të shënuara, ai është në top treshen e golashënuesve më të mirë në elitën në elitën e futbollit spanjoll.

- Advertisement -

Sulmuesi nga Prizreni erdhi te Mallorca në janar të vitit të kaluar në formë huazimi, ndërsa në verë ekipi spanjoll bleu kartonin e tij për tetë milionë euro.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -