3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Mediat e Vuçiqit publikojnë ultimatumet: Në këtë datë duhet zgjidhje për Kosovën

Mediat serbe kanë publikuar sot në ballinat e tyre “ultimatumet” e Perëndimit se marrëveshja Kosovë -Serbi duhet të arrihet deri më 24 shkurt.

Në shkrimet e tyre, mediumet që kontrollohen nga Presidenti i Ssrbisë Aleksandar Vuçiq, i janë referuar “skenarit” që dje e publikoi Albanian Post.

- Advertisement -

“Zgjidheni Kosovën deri më 24 shkurt, ose pason një shkop i fortë” shkruan e përditshmja Blic në tekstin kryesor të saj të ilustruar me fotografi të emisarëve Miroslav dhe Gabriel Escobar.

Po ashtu edhe tabloidi Kurir i afërt me Vuçiq i ka bërë jehonë ultimatumit të Perëndimit duke e përmendur 24 shkurtin si afat deri kur duhet të arrihet marrëveshja. Nëse nuk ndodhë kjo, sipas Kurir, Kosova dhe Serbia do të ndëshkohen.

Ndryshe, dje, Albanian Post, ka raportuar se skenari i ri i Perëndimit jep një ultimatum që marrëveshja Kosovë -Serbi që nuk do të ketë njohje reciproke, të arrihet deri më 24 shkurt. Sipas këtij plani Serbia nuk do duhej ta hiqte Kosovën nga Kushtetuta ku e trajton si pjesë të saj e as Kosova s’do të duhej të ndryshonte kushtetutën e saj për ta akomoduar Asoaciacionin.

- Advertisement -

Ky medium kishte publikuar edhe përmbajtjen e planit franko-gjerman gjatë shtatorit sipas të cilit Kosovës dhe Serbisë i është ofruar që të zgjidhin kontestin mes tyre me një marrëveshje pa njohje dhe me të cilën Kosova do të fintonte njohje nga shtetet jonjohëse të BE’së ndërsa cështjen e njohjes reciproke do të trajtohej diku pas 10 vjetësh.

Duke i komentuar këto shkrime në një intervistë për TV Prva, një televizion tjetër miqësor ndaj tij, mbrëmë Vuçiq tha se afatin që zgjidhja të gjendet brenda javësh e ka dëgjuar edhe nga Sekretari Blinken.

Ndërkohë që për Albanin Post tentoi të ishte ironik duke theksuar se po i duket si një “gazetë zyrtare nga e cila tash duhet të informohemi”.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -