8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Media serbe “sulmon” Putinin: Imazhi i tij si një strateg, u shkatërrua! Kur i shpalli luftë Ukrainës, ishte i bindur se do të fitonte

- Advertisement -

Në shkurt të vitit të kaluar, kur president rus Vladimir Putini i shpalli luftë Ukrainës, Kremlini ishte i bindur se Rusia do të fitonte shpejt.

- Advertisement -

Kremlini ishte aq i sigurt për suksesin, saqë vala e parë e ushtarëve rusë u urdhërua të paketonte uniformat speciale për paradën e fitores në Kiev, por kaloi shumë kohë që planet e Putinit të zbardheshin.

Pothuajse një vit pas fillimit të luftës, dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vrarë, qindra mijëra burra janë larguar nga vendi për të shmangur rekrutimin dhe disa rajone ruse në kufi me Ukrainën granatohen pothuajse çdo ditë.

- Advertisement -

Gjatë dy javëve të fundit, forcat ruse kanë pasur numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i luftës, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes në Britani. Në kryeqytetin ukrainas, imazhi i Putinit si një strateg i zoti është shkatërruar, duke e lënë atë ndoshta më të dobët se në çdo moment tjetër të sundimit të tij.
“Qëllimi i Putinit për të siguruar një fitore të shpejtë i kushtoi atij besnikërinë e padiskutueshme të zyrtarëve të lartë”, tha Genadi Gudkov, një ish kolonel i KGB-së dhe ish-deputet rus që jeton në mërgim.

“Putini nuk mund të sundojë Kremlinin si më parë. Ai bëri shumë gabime dhe të gjithë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deri te udhëheqja e FSB-së dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e kanë kutpuar këtë,” tha Gudkov.

Përveç humbjeve poshtëruese në fushën e betejës, ekonomia ruse është gjithashtu e tensionuar nën peshën e sanksioneve perëndimore, duke përfshirë një kufi mbi çmimet e naftës ruse, shkruan media serbe.

- Advertisement -

Muajin e kaluar, Rusia shënoi një deficit buxhetor prej rreth 20 miliardë paund, më i madhi në janar që nga ardhja e Putinit në pushtet në vitin 2000.

Megjithatë, Putini mbetet i bindur se po përmbush “misionin e tij historik”.

Kujtojmë se në fillim të luftës, Putin paralajmëroi se vendet perëndimore që do përpiqen të ndihmojnë Ukrainën “do të përballen me pasoja më të mëdha në histori”. Ai gjithashtu kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e pushtuar në Ukrainë që Rusia e pretendon si të sajën.

Kritikët argumentojnë se Putini heziton t’u përgjigjet pyetjeve të vështira rreth luftës, sepse ai e di se nuk mund të japë përgjigje kuptimplota.

Në botëkuptimin e Putinit, Perëndimi është përgjegjësi për shkaktimin e luftës dhe përfundimi i konfliktit është realisht i mundur vetëm nëse vendet perëndimore heqin dorë nga mbështetja e tyre për Ukrainën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -