fbpx
22.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Media kroate: Serbët çmenden, lojtari i Hajdukut, i lindur në Beograd, do të luajë për Kosovën

Rekomandime

Media serbe “Telegraf” shkruan me neveri për futbollistin shqiptar, që sot vendosi t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Kjo media shkruan me inati se si një futbollist që luan për Hajdukun e Splitit do të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Një futbollist i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosova”, shkarravit kjo media.

“Futbollisti i Hajdukut nga Spliti, Emir Sahiti, ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Shqipërisë dhe të luajë për përzgjedhjen e të ashtuquajturës Kosova.

Sahiti, i cili ka luajtur për të gjitha kategoritë e reja të kombëtares shqiptare, tani do të luajë për skuadrën e provincës jugore të Serbisë, ku ka bërë hapat e parë në futboll”, shkruan me neveri e pa fije turpi ky medium.

“Djaloshi i lindur në Zemun, ka luajtur në kategoritë më të reja në Mitrovicë dhe Prishtinë, ndërsa në vitin 2015 ka lënë Kosovën dhe ka shkuar në Rabotniçki.

Pas kësaj, ai erdhi në Hajduk ku është i lidhur me kontratë, por kaloi shumë kohë në huazim në Shibenik”, përfundon media serbe, që nuk mund të kapërdijë realitetin.

Më shumë artikuj

Të fundit