6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Me vezë struci dhe qepë, teknikat misterioze që përdorte arkitekt Sinani për godina që i rezistojnë tërmeteve

- Advertisement -

Veprat e Mimar Sinanit, një prej arkitektëve më të mëdhenj të historisë botërore, sfiduan edhe “katastrofën e shekullit”. Kompleksi “Payas Sokullu Mehmet Paşa” që u ndërtua nga Mimar Sinani në vitin 1574, për strehimin e pelegrinëve dhe tregtarëve që ndalonin në Hatay, i mbijetoi tërmetit të fundit. Po ashtu, edhe Kompleksi “Belen”, ndërtuar në vitin 1553, nuk u dëmtua nga lëkundjet e vazhdueshme.

- Advertisement -

Mjeshtri i madh, Mimar Sinani, ndërtoi rreth 400 vepra në Perandorinë Osmane gjatë shekullit të 16-të. Megjithatë, ajo që e bëri të jashtëzakonshëm këtë kryearkitekt të talentuar nuk ishte numri i veprave që ndërtoi, por teknikat që përdori. Formula sekrete, procese të panjohura dhe një sërë teknikash ndërtimi të shpikura shekuj më vonë, Sinani la pas një sërë misteresh inxhinierike që mbetën të pashpjegueshme për pesë shekuj, së bashku me dhjetëra kryevepra. Të gjitha punimet e tij kanë arritur të mbijetojnë deri më sot, pavarësisht tërmeteve.


Çfarë masash merrte Mimar Sinani?

- Advertisement -

Shembull i përsosmërisë arkitekturore është Xhamia Süleymaniye, me një kupolë që arrin 54 metra lartësi. Mimar Sinani i premtoi Sulejmanit të Madhërishëm “një xhami të përjetshme”, e cila në fakt i rezistoi 89 tërmeteve.

Hapi i parë: U përzgjodh toka e duhur ku do të hidheshin themelet. Mimar Sinani kërkoi të hapej një gropë themeli 6 metra e thellë. U deshën një vit e gjysmë për të gërmuar më shumë se 100.000 tonë dhe. Sinani hoqi fillimisht shtresën sipërfaqësore të tokës dhe iu afrua shkëmbinjve. Më pas, vendosi blloqe me tonelata peshë dhe priti për më shumë se dy vjet. Kështu, u sigurua që toka të ngjeshej më mirë dhe të bëhej rezistente ndaj tërmeteve.

Libri The Arab Christian: A History in the Middle East By Kenneth Cragg

- Advertisement -

Hapi i dytë: Mbuloi dyshemenë me një shtresë llaçi 20 cm dhe mbi të vendosi dru. Sinani ndërtoi një mur përtokë të bërë me gurë të prerë dhe ngushtoi gradualisht katet e themeleve. Ky themel i shkallëzuar i dha ndërtesës aftësinë për të qenë e qëndrueshme në rast lëkundjeje. Me këtë teknikë u ndërtua edhe hoteli luksoz në Dubai, Burj al-Arab.

Hapi i tretë: Muret e xhamisë u lidhën me një llaç special që është 4 herë më i qëndrueshëm se betoni romak, i përdorur në xhami të tjera. Mimar Sinani ishte i vetëdijshëm se forca e një ndërtese të tillë qëndron në njësitë më të vogla të ndërtesës dhe në procesin e ndërtimit të strukturës.

Materialet sekrete

Përzierja e argjilës dhe rërës i jepte strukturës fortësi, ndërsa gëlqerja dhe uji përdoreshin si materiale mbushëse. Interesant ishte përdorimi i përbërësve organikë për të përshpejtuar karbonizimin dhe për të siguruar fleksibilitet. Djathi, qumështi, pambuku dhe të bardhat e vezëve mund të gjendeshin më thjeshtë në ato kohë, por Mimar Sinani përdorte në llaçin e tij të bardhën e vezës së strucit, e cila ka më shumë proteina.

Asokohe, në botë përdorej gjerësisht në ndërtesat e mëdha një llaç i bërë nga shtufi vullkanik. Duke qenë se përmbajtja e squfurit në këtë lloj llaçi ishte e lartë, edhe forca e tij lidhëse ishte shumë më e madhe. Mirëpo, shtufi vullkanik nuk ishte një material që gjendej lehtësisht në Anadoll. Ndaj gjeniu Mimar Sinani i shtonte llaçit një përbërës sekret: qepët. Ato ishin një përbërës natyral i squfurit dhe falë kësaj përzierjeje të veçantë, arkitekti përftonte një llaç të veçantë, pothuajse dy herë më i qëndrueshëm se llaçi klasik.

Teknika të tjera

Ndërtimi i minareve të larta, e çoi mjeshtrin Sinan të zbatonte një teknikë të paimagjinueshme për kohën. Ai hapi vrima në sipërfaqet e gurëve dhe i lidhi me njëri-tjetrin me tela plumbi. Kjo i jepte ndërtesave aftësinë për të qenë elastike. Nyjat e lëvizshme amortizojnë goditjet e dridhjeve dhe ndërtesa mund të përballojë edhe një tërmet 8 ballë. Kjo teknologji e nyjave elastike përdoret sot në Japoni.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -