fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Me shekuj, Serbia e kaIItë ndaj territoreve të huaja, sidomos shqiptare/ Rusia po e pretendon një Serbi të madhe?!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Grupi kriminal i serbëve në Veri i sanksionuar nga SHBA, në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, janë në shërbim të plotë të Serbisë së “madhe” dhe dirigjohen drejtpërsëdrejti nga ministri i informatave të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kohë më parë i futi në “listën e zezë” Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Arsyeja se pse këtë persona janë shpallur “non grata” është lidhshmëria e tyre me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

- Advertisement -

Por, duke pasur parasysh koketimin e vazhdueshëm të Serbisë me Putinin dhe politikat e tij, në këtë listë duhet të futet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në rajon Serbia ka dalë tashmë hapur me idenë e krijimit të ‘Botës serbe’ (Srpski Svet), që mund të quhet një rietiketim i projektit të Serbisë së Madhe”.Kosova njëjtë si Bosnja, kërcënohet drejtpërsëdrejti, nga koketimet ruso serbe, sidomos nga përzierjet dhe ngritja e tensioneve në veri.

Edhe vet media e rëndësishne amerikane
Foreign Affairs e kishte potencuar që qëllimi i Rusisë është të rrisë tensionet në Ballkan në mënyrë që të mund të pozicionohet si i vetmi ndërmjetës dhe garantues rajonal i sigurisë, dhe në të njëjtën kohë ajo dëshiron të tregojë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë partnerë të besueshëm për asnjë nga vendet e Ballkanit.

Ky medium kishte shkruar se atmosfera më shpërthyese në Ballkan është në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe se presidenti rus Vladimir Putin po përdor ish-republikat jugosllave si fushëbetejën e radhës për të dobësuar NATO-n dhe BE-në.

- Advertisement -

“Edhe pse popullsia e Kosovës është më shumë se 90 për qind shqiptare, serbët e shohin vendin si atdheun e lashtë të vendeve më të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në tekst, duke theksuar se Kremlini po përdor Kishën Ortodokse Serbe për të “destabilizuar vendin dhe rajonin”.

Ngjashëm me strategjinë e Kremlinit në Kaukaz, qëllimi i Rusisë në Ballkan është të rrisë tensionet në mënyrë që të mund të pozicionohet si ndërmjetësi dhe garantuesi i vetëm rajonal i sigurisë.

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -