fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Me qenë kundër ambasadorit Chris Hill je kundër Amerikës, edhe ne duhet të ndiejmë keqardhje për Serbinë pse nuk është vend normal

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nga Viktor Buzhala

Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill është përfaqësuesi i Amerikës atje dhe i shpërfaqë në vazhdimësi politikat e Amerikës.

- Advertisement -

Mos mendoni që Amerika zyrtare ndryshon nga politikat e ambasadorit. Chris Hill nuk është përfaqësues i ndonjë shteti katrahurë si Kosova, ku ambasadori mund të devijojë nga kurset diplomatike dhe të ketë liri të mos e përfaqësojë shtetit, por bindjet dhe tekat personale.

Disa individë injorantë me ndikim në opinionin publik kosovar shkojnë aq larg sa mendojnë që është e kundërta. Ata skanë tru as ta kuptojnë atë që e thotë ambasadori Hill, ndoshta më meritori bashkë me ambasadorin Walker pse NATO intervenoi në Kosovë. Të mos harrojmë që në atë kohë, Chris Hill udhëhiqte quasi ambasadën e atëhershme, zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Pra, ishte në Prishtinë si amerikani i parë.

“Më vjen keq pse ju bombabarduam’, tha ai gjatë një interviste në Serbi.

Kjo mjaftoi që të hidheshin përpjetë kundër tij disa budallenj që rrinë afër pushtetit në Kosovë dhe si kanë dy fije mend. I kërkuan Amerikës edhe largimin e ambasadorit. O tempora, o mores! Po sa injoronatin e kemi në këtë vend.

- Advertisement -

Vetëm psikopatëve nuk u vije keq nëse detyrohen ta bombardojnë dikë ta suImojnë fizikisht a ta dëmtojnë. Kur përdorimi i forcës bëhet me detyrim për tê shmangur një tragjedi më të madhe, atëherë ai veprim gjithmonë bëhet me keqardhje.

Nuk suImon askush për pikë të qejfit, nëse nuk ka doza tē theksuara psikopatie apo çmendurie. MiIIosheviçi i kishte të dyja këto, prandaj thuajse s’la popull në ish Jugosllavi pa suImuar. E perosnalitetet si Chris Hill i dolën përballë dhe duke ndje keqardhje prej popullit serb nga kush po udhëheqen, në çfarë deregjeje kanë rënë dhe që duhej ta ndalnin hovin e atyre veprimeve çmendurake, vendosën me keqardhje ti bombardojnë.

Edhe ne duhet të ndiejmë keqardhje për politikat e tyre dhe veprimet që vazhdojnë ti bëjnë edhe sot e kësaj dite. Ata nuk bëjnë veprime normale sidonos karshi nesh dhe për këtë duhet të na vije keq. Por, kjo nuk e legjitimon faktin që duhet ti imitojmë.

- Advertisement -

Kur jeni tek ne, nuk mundemi as ta mësojmë Amerikën këta ta zgjedhë diplomat të saj. E keni obligim vetëm të bashkëpunojmë me ta, të jemi krah tyre dhe partnerë të sinqertë.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -