16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Me nga dy orë gjumë e 100 gramë ushqim në ditë, ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.

- Advertisement -

Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj në facebook.

“Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shtuar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -