fbpx
-0.7 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Me ligjin e ri të Pagave të miratuar nga Qeveveria: Mësimdhënësi i fillores do të ketë pagën 672 euro, i të mesmes 696 euro

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar para pak ditësh Ligjin e Pagave, por ka pak mundësi të ec tutje, duke pasur parasysh se Sindikata të caktuara kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është miratuar vendimi që të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët me koeficient 5.6.

Nëse vlera e një koeficienti 120 euro i bie që një mësimdhënës i shkollës së mesme të marrë pagë 696 euro, kurse një mësues/e i shkollës fillore i bie të marrë pagë 672 euro, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore që i bie të marrin pagë mujore 624 euro.

Pas miratimit në Qeverinë e Kosovës, ky Projektligj i Pagave pritet që së shpejti të dërgohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë miratimi i Ligjit apo jo varet krejt në kundërshtimet e Sindikatave dhe dërgimi në Kushtetuese që mund ta stopojë prapë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. /Albanian Kids Education/.

- Advertisement -

Të fundit

Andi Bushati befason me deklaratën për Asociacionin: Me këtë do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme!

Edhe analisti shqiptar, Andi Bushati është përfshirë në dikustimet lidhur me formimin e Asociacionit. Bushati përmes një postimin në Facebook...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -